
Projekti “Shporta e Vitit të Ri” është aksion që do të zbatohet nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore (odat ekonomike, prodhuesit dhe shpërndarësit e produkteve ushqimore dhe pijeve, tregtarët) në periudhën nga 15 dhjetori deri më 15 janar.
Interesi për përfshirje në aksionin rritet vazhdimisht, ashtu që në këtë moment janë përfshirë 83 kompani me 893 produkte.
Lista e produkteve nuk është e mbyllur dhe e njëjta plotësohet me kompani dhe produkte të reja në bazë ditore.
U bëjmë thirrje të gjitha kompanive dhe marketeve të interesuara që t’i bashkëngjiten masës dhe të tregojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore, të ofrojnë produkte me çmime të ulura prej së paku 10 për qind dhe t’u dalin në ndihmë qytetarëve gjatë festive të Vitit të Ri.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në info@mojakosnica.mk